Qendra Kulturore dhe Filozofike 'Akropoli i Ri' organizoi këtë të shtunë, më 29 Qershor trajnimin lidhur me Menaxhimin e Kohës.
Trajnimi Menaxhimi i Kohës ishte një mundësi për të trajtuar menaxhimin e kohës duke lënë mënjanë agenda dhe programe, dhe për të prezantuar faktorët kryesorë që i japin kohës vlerë, faktorë këta që lidhen me vetë njeriun.
Në këtë trajnim u mësua se si të harxhohet kohë që të mund të fitohet kohë.
Të zgjedhësh kohën do të thotë të ruash kohën. - Bacon
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë.
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri