KLUBI I LIBRIT 'PROFETIT' NGA KALIL GIBRAN


Në botën e letërsisë, ka vepra që ngrihen si ikona dhe zbulojnë thellësinë e mendjes njerëzore. Një prej tyre është "Profeti" i shkrimtarit libanez-amerikan, Kalil Gibran. Ky libër ka ndikuar në shumë breza me mesazhet e tij thelbësore për jetën, dashurinë, dhe humanizmin.

Në qendrën kulturore dhe Filozofike Akropoli I Ri, anëtarëte saj u mblodhën për të eksploruar një nga veprat më frymëzuese të shekullit të kaluar: "Profeti" nga Kalil Gibran. Anëtarët e saj u zhytën thellë në një udhëtim shpirtëror përmes faqeve të "Profetit". Ky libër, me të gjithë thelbin e tij filozofik dhe shpirtëror, ndriçoi mendjet dhe zemrat e atyre që e shijuan atë. Ku secili dha mendimin dhe këndvështrimin e tij mbi temat të cilëve I kishin fryëzuar. pikëpamjet dhe mendimet e tij mbi mbi temat të cilëve I kishin fryëzuar.

Mesazhi që Gibran transmeton në këtë vepër është i thellë dhe universal: dashuria, liria, dituria dhe bukuria janë forcat që bëjnë botën të ndryshojë. Nëpërmjet fjalëve të tij të thjeshta, ai përshkruan shumësitë dhe thellësinë e jetës njerëzore, duke e bërë atë të ndjehet aktuale edhe sot.


  • Postuar më: 16 Prill, 2024