ROLI FEMËROR (AKTIVITET 2 DITOR)

Qendra Kulturore dhe Filozofike ''Akropoli i Ri'' Tiranë organizoi një Aktivitet të Rolit Femëror dy-ditor me fokus psikologjinë Femërore. Ky aktivitet trajtoi me kujdes Femrën në vetvete me disa pika konkrete: kontrolli emocional, karakteristikat që simbolizojnë nje femër dhe se si mund të kuptojmë natyrën në bazë të karakteristikave individuale. Na mësoi të mund të njohim veten tonë në role të ndryshme në të gjithë sektorët të jetës sonë. Të qënit një femër në karrier, një bashkëshorte, një nënë, një shoqe, një motër, një vajzë dhe se si mund ti harmonizojmë të gjitha këto role pa humbur qëndrën tonë. 

Në këtë aktivitet u zhvilluan mësime të ndryshme teorike edhe praktike. Mësimet theksonin natyrën e femrës dhe si mund ta shfaqim sa më mirë për veten tonë.Theksuan se sa priroritet ka edukimi i femrave dhe se sa ndikon edukimi i saj edhe në shoqëri.

 Gjithashtu nuk lëmë pa harruar ushtrime psikologjike që na mundësuan të njihnim njëra tjetrën dhe të shfaqim ndjenjat tona, pa kufizime dhe të mund të preknin ndjenjat e njëra tjetrës. 

Ky aktivitet dy ditor na dha shumë emocione të paharruara dhe dolëm me mësime të vyera.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 31 Janar, 2023