Përse të qëndroj në shqipëri

Qendra Kulturore dhe Filozofike ‘Akropoli i Ri’, në bashkëpunim me Njësinë Administrative nr. 11 të Bashkisë së Tiranës, organizoi më datë 25 Nëntor aktivitetin me temën “Përse të qëndrojmë në Shqipëri?” 
Ky aktivitet kishte si synim të ftojë të gjithë të rinjtë në një bashkëbisedim, që u referua nga drejtuesit e qendrës, si një mënyrë për të vënë në dukje arsyet e largimit dhe arsyet e qëndrimit në Shqipëri. Në kuadër të aktivitetit u zhvillua edhe konkursi me ese me temën: “Përse të qëndroj në Shqipëri?” ku u shpallën 3 fitues të cilët fituan mundësinë e 1 internshipi dhe 1 muaj falas në Kursin e Filozofisë dhe Psikologjisë pranë Qendrës Kulturore & Filozofike ‘Akropoli i Ri’.


Koha është një element i rëndësishëm për zhvillimin, vetëdijen dhe të ardhmen e njeriut. Para se të largohemi për në një vend më të mirë, le të provojmë të bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë!

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.

Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 27 Nëntor, 2018