MËSIM I GJUHËS SHQIPE

Qendra Filozofike dhe Kulturore “Akropoli i Ri”, në kuadër të sektorit të Vullnetarizmit, ka përgatitur një plan disa mujor zhvillues mbi mësimin e alfabetit të gjuhës shqipe për një grup femrash dhe nënash që nuk kanë patur mundësinë të edukohen. 
Prej më shumë se një muaji programi është vënë në praktikë në ambientet e institucionit QKTE, të cilët kanë shprehur dëshirën dhe mbështetjen e tyre në këtë nismë të vullnetarëve. 
Edukimi na ndihmon të hapim horizonte të reja në jetën tonë, por gjithashtu edhe të krijojmë siguri dhe pavarësi në jetën tonë. 
Synimi ynë është të nisim me hapa të vegjel, por solidë, për të çuar këtë nismë më tej, për të mbështetur akoma më shumë këto femra dhe nëna, që në të ardhmen të mund të jenë një shembull ndryshimi për veten, familjen e tyre dhe për të gjithë shoqërinë. 

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera!
Qendra Kulturore & FilozofikeAkropoli i Ri

  • Postuar më: 23 Janar, 2019