Klubi i Librit Akropoli i Ri - Dijet e të Lashtëve

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Filozofisë, organizoi më datë 8 Dhjetor Klubin e Librit 26. Në këtë takim u analizua vepra “Dijet e të lashtëve”, nga autori Francis Bacon.
Në këtë takim u analizuan 12 mite që përfshihen në librin “Dijet e të lashtëve” dhe gjithashtu u shpjegua rëndësia e mitit dhe mitologjisë në kohën e sotme që ne jetojmë. Nëpërmes këtij libri Bacon na shpjegon “të mësuarit e ri”, çka nënkupton një qasje me një metodë të re shkencore kundrejt dijes.

Mitet në vetvete mbartin mesazhe të fshehura dhe një dije të kondensuar për çështje të qenësishme për njeriun si morali, filozofia, politika, drejtësia, shkenca, arti, virtyti, pushteti, jeta, vdekja, Universi, e vërteta, dashuria etj. Mitet i flasin çdo njeriu me një gjuhë universale dhe secili kupton prej tyre një ide të rëndësishme akoma edhe në kohët moderne.
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 13 Dhjetor, 2018