KLUBI I LIBRIT 27 “AKROPOLI I RI”

Qendra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri”, në kuadër të sektorit të Filozofisë dhe të Kulturës, organizoi këtë fundjavë Klubin e Librit 27. Në këtë takim u analizua vepra “Përtej Rrugës në të cilën rrallë shkohet”, nga autori Scott Peck.

Në veprën “Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet” trajtohen çështjet e përditshmërisë me të cilat njeriu përballet në shoqërinë ku bën pjesë si faji dhe falja, vdekja dhe kuptimi i jetës, familja dhe marrëdhëniet me njerëzit, përgjegjësia dhe rritja shpirtërore. Këto tema u trajtuan dhe u analizuan gjatë prezantimit me shembuj të prekshëm dhe të kuptueshëm nga të gjithë. 
Ky libër i mëson lexuesit të ndjekë një rrugë që pak njerëz e ndjekin, duke sfiduar mentalitetet e vjetërsuara dhe të gabuara dhe duke ndryshuar vazhdimisht veten e tij, sikur të ishte duke gdhendur skulpturën e tij. 
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera
Qendra Kulturore & Filozofike
“Akropoli i Ri”


  • Postuar më: 18 Janar, 2019