TRAJNIM NJËDITOR – “FRIKA NGA NDRYSHIMI & FILLIMET E REJA”

Qendra A.R. zhvilloi një trajnim të dedikuar temës “Frika nga Ndryshimi & Fillime të Reja”, duke ofruar një hapësirë reflektimi dhe rritjeje për pjesëmarrësit.

Trajnimi nisi me një hyrje mbi kuptimin e ndryshimit, duke shpjeguar llojet e tij dhe arsyen pse është i domosdoshëm në çdo fazë të jetës. U theksua se ndryshimi nuk është një kërcënim, por një mundësi për të ecur përpara.

Më pas u trajtuan pengesat që shpesh na ndalojnë të përqafojmë të renë: rezistenca e brendshme, frika nga e panjohura, humbja e kontrollit, mungesa e përkushtimit dhe e prioriteteve, si dhe mosbesimi te procesi i ndryshimit. Përmes ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit identifikuan barrierat e tyre të brendshme dhe reflektuan mbi mënyrat për t’i kapërcyer ato.

Në vazhdim u fol për fillimet e reja, duke theksuar rëndësinë e qëllimeve dhe objektivave, si dhe rolin e sistemeve që ndihmojnë në ruajtjen e progresit dhe efikasitetit. Pjesëmarrësit u njohën me metoda konkrete për të arritur synimet e tyre: ndarjen dhe planifikimin, vendosjen e kufijve minimalë dhe maksimalë, përshtatjen e qëllimeve me ambientin dhe matjen e progresit personal. Mesazhi qendror ishte i qartë: “Mos u dorëzo!”.

Trajnimi u mbyll me ushtrime praktike dhe reflektime personale, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë se ndryshimi është një proces i natyrshëm, ndërsa fillimet e reja janë mundësi për rritje dhe zhvillim të brendshëm.


  • Postuar më: 21 Shtator, 2025