DHURO ME ZEMËR

Më 21, Qendra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri” në Tiranë organizoi, në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz, aktivitetin humanitar “Dhuro me Zemër”, një nismë e mbushur me ndjeshmëri, solidaritet dhe përkushtim njerëzor.

Ky aktivitet na rikujtoi se ndryshimi nuk nis nga gjërat e mëdha, por nga gjestet e thjeshta, të sinqerta dhe të bëra me dashuri. Së bashku ndamë më shumë sesa ndihmë materiale; ndamë kohë, vëmendje dhe shpresë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse për të gjithë pjesëmarrësit.

Çdo buzëqeshje, çdo dorë e shtrirë dhe çdo fjalë inkurajuese ishte dëshmi se humanizmi jeton mes nesh dhe se kur zemrat bashkohen, mirësia bëhet veprim i vërtetë.

Faleminderit nga zemra çdo vullnetari që ishte pjesë e kësaj dite dhe çdo personi që beson se mirësia ka fuqinë të ndryshojë jetë. Ju presim në aktivitetet e ardhshme!


  • Postuar më: 27 Dhjetor, 2025