Më 8 shkurt, Qendra Akropoli organizoi aktivitetin “Cikli i Miqve”.
Në kuadër të kësaj nisme, u zhvillua një takim i ngrohtë dhe miqësor që mblodhi së bashku njerëz të interesuar për filozofinë, kulturën dhe vlerat njerëzore që promovon Akropoli i Ri.
Akropoli i Ri zhvillon aktivitete të shumta në tre sektorët e tij: Kulturë, Vullnetarizëm dhe Filozofi, përmes të cilave, nëpërmjet ligjëratave, aktiviteteve kulturore, projekteve edukative dhe iniciativave sociale, shumë persona gjejnë një hapësirë ku mund të reflektojnë, të mësojnë dhe të kontribuojnë në përmirësimin e vetes dhe të shoqërisë. Shumë prej tyre e ndjejnë veten pranë parimeve dhe qëllimeve të Akropolit të Ri dhe shprehin dëshirën për të qenë pjesë e kësaj rruge.
Megjithatë, jo të gjithë kanë mundësinë të angazhohen si anëtarë aktivë për shkak të detyrimeve profesionale apo personale. Pikërisht për këtë arsye është krijuar Cikli i Miqve, një nismë që synon të mbajë të gjallë lidhjen me ata që ndajnë të njëjtat vlera dhe interesa, duke u ofruar një mënyrë fleksibile për të qenë pjesë e aktiviteteve dhe jetës kulturore të institucionit.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më nga afër me aktivitetet e ardhshme, të ndajnë mendime dhe ide, si dhe të krijojnë lidhje të reja miqësore në një atmosferë të hapur dhe mikpritëse.
Përmes Ciklit të Miqve po ndërtohet një hapësirë ku njerëzit mund të qëndrojnë në kontakt me dijen, filozofinë dhe frymën e Akropolit të Ri, duke krijuar ura komunikimi dhe lidhje të vërteta njerëzore. Kjo nismë synon të ruajë dhe të zgjerojë rrethin e njerëzve që ndajnë dëshirën për zhvillim personal, reflektim dhe kontribut pozitiv në shoqëri.
Aktivitete të tilla vazhdojnë të dëshmojnë se filozofia dhe kultura nuk janë vetëm teori, por mund të jetohen përmes bashkëpunimit mes njerëzve që ndajnë të njëjtat ideale.