Qendra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri” organizoi për të njëmbëdhjetën herë radhazi aktivitetin tashmë tradicional Voice of Acropolis, një mbrëmje që sjell në skenë zërat e rinj dhe energjinë krijuese të anëtarëve të saj.
Për të katërtin vit radhazi, anëtarët e qendrës performuan përpara pjesëmarrësve dhe publikut, duke interpretuar në mënyrë origjinale këngët e tyre të preferuara. Secili solli stilin, emocionin dhe individualitetin e vet, duke e kthyer skenën në një hapësirë të lirë shprehjeje dhe përjetimi.
E gjithë mbrëmja u shoqërua nga emocione të forta, të qeshura pa fund, por edhe nga momente spontane që e bënë aktivitetin edhe më të ngrohtë dhe argëtues. Performancat ishin të larmishme, plot kreativitet, por edhe dëshmi e përgatitjes serioze të atyre që surprizuan publikun me talentin e tyre të fshehur.
Në përmbyllje të aktivitetit u shpërndanë çmimet për performancën më të mirë, si dhe vlerësime të tjera për risitë dhe origjinalitetin e sjellë këtë vit.
Voice of Acropolis nuk është thjesht një mbrëmje karaoke apo një konkurs, por një mundësi reale për t’u ekspozuar përpara publikut, për të kapërcyer frikërat personale dhe për të fituar besim në vetvete. Për këtë arsye, kjo mbrëmje nuk pati vetëm fitues vokalë, por mbi të gjitha – fitues guximtarë.
Ju presim me kënaqësi në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri