Qendra kulturore dhe filozofike "Akropoli i Ri", organizoi këtë fundjavë "Trajnimin mbi Metodat e Analizës së të dhënave" .
Në këtë trajnim u shpjegua se si mund të mbledhim të dhënat e nevojshme për atë çka duam të vërtetojmë dhe se si mund të analizojmë dhe interpretojmë këto të dhëna nëpërmjet Excel dhe/ose SPSS.
Temat që u trajtuan ishin:
· Si të ndërtojmë një pyetësor në mënyrën e duhur?
· Pyetjet që duhen bërë dhe mënyra se si.
· Krijimi i bazës së të dhënave dhe mënyra e hedhjes së të dhënave.
· Analiza e të dhënave nëpërmjet Excel dhe SPSS (analiza përshkruese dhe modelimi).
Ju presim në aktivitetet e tjera.
Qendra Kulturore dhe Filozofike
"Akropoli i Ri".