
Qendra Kulturore & Filozofike ‘Akropoli i Ri’ festoi në muajin mars 17 vite kontribut në sektorin e filozofisë, kulturës dhe vullnetarizmit. Një mbrëmje ndryshe e cila mblodhi anëtarët e saj nga Shqipëria si edhe nga degët e qendrës në Prishtinë, Shkup, Vlorë, Durrës.
Gjatë mbrëmjes, anëtarët e qendrës patën mundësinë të shprehnin talentin e tyre përmes shfaqjeve teatrale, muzikore dhe koreografike të cilat në thelb përfaqësonin tre sektorët në bazë të të cilave funksionon Qendra Kulturore & Filozofike 'Akropoli i Ri'. Nuk mungoi as humori apo vallet tradicionale të cilat i sollën më tepër gjallëri dhe hare kësaj mbrëmjeje.
Akropoli i Ri mbyll kështu 17-vjeçarin e tij të parë, një cikël synimi i të cilit në këto vite ka qenë sjellja e një kulture ndryshe në shoqërinë shqiptare, një edukimi ndryshe dhe një filozofi jete, një filozofi praktike. Por këto janë vetëm 17 vitet e para.
Ju mirëpresim në aktivitetet e tjera. Qendra Kulturore & Filozofike ‘Akropoli i Ri’.