Tiranë, 23.10 – Anëtarët e Akropolit të Ri zhvilluan një vizitë të veçantë në Teatrin e Tiranës, ku ndoqën shfaqjen “Ferma e Kafshëve”, një adaptim dramatik i veprës klasike të George Orwell. Ky aktivitet ofroi një përvojë kulturore dhe edukative, duke kombinuar argëtimin me reflektimin mbi shoqërinë, drejtësinë dhe përgjegjësinë morale.
Shfaqja përshkruan një revolucion në Fermën Menër, ku kafshët ngrihen kundër pronarit njerëzor dhe marrin kontrollin e fermës. Për të udhëhequr fermën, kafshët zgjedhin derrat më të zgjuar, ndër të cilët spikat Napoleoni, i cili fillimisht shfaqet me entuziazëm dhe premtim barazie për të gjithë. Megjithatë, me kalimin e kohës, parimet e barazisë shndërrohen në rregulla të ngurta dhe hierarki të reja, duke ilustruar thënien e famshme të Orwell-it:
“Të gjitha kafshët janë të barabarta. Por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.”
Interpretimi i aktorëve, mes të cilëve Neritan Liçaj, Hervin Culi, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Dori Caushi, Xhuliano Brisku dhe Urim Aliaj, arriti të gjallëronte këtë alegori, duke dhënë thellësinë emocionale dhe komedinë e satirën e veprës. Regjizorja