VOICE OF ACROPOLIS VI

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, organizoi  Voice of Acropolis VI. Një aktivitet i cili tashmë është kthyer në traditë të përvitshme nëpërmjet organizimit të një karaoke-je, me qëllim risitë e reja të të rinjve në muzikë dhe jo vetëm.

Anëtarët e Qendrës sonë, performuan para pjesëmarrësve të tjerë, ku secili prej tyre solli në mënyrën më origjinale, këngën e tyre të preferuar. Mbrëmja u shoqërua me emocione të forta, të qeshura pafund, por edhe “stonime” të shumta të cilat e bënë më argëtues këtë aktivitet.

Performancat ishin të shumëllojshme, plot kreativitet, i cili bëri të shpalosen talentet e fshehura.
Në fund të mbrëmjes u mbyll me shpërndarjen e Çmimit fitues për perfomacën më të mirë, por edhe për fituesin më "skandal" të mbrëmjes.  

Voice of Acropolis nuk është një mbrëmje karaoke apo thjesht një konkurs, por gjithashtu një mundësi shumë e mirë për t’u ekspozuar para publikut dhe për të mundur frikërat e shumta që ka gjithsecili. Rrjedhimisht, kjo mbrëmje nuk pati vetëm fitues vokalë, por edhe fitues guximtarë!

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 06 Dhjetor, 2020