TAKIM ME FËMIJËT E KOPSHTEVE (VULLNETARIZËM)

Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri” organizoi këtë fundjavë në bashkëpunim me Njësinë Administrative nr. 2 një aktivitet për fëmijët e kopshteve, si një mënyrë për ngjyrosur ditën e tyre.

Në kuadër të këtij aktiviteti vullnetaret tanë përgatiten lojëra të shumta edukative, treguan përralla të dashura për vogëlushet dhe kërcyen nën ritme argëtuese. Gjithashtu çdo fëmijë pati mundësinë të transformohej në personazhin e tij të preferuar duke pikturuar fytyrën me bojëra. Këto krijuan një atmosferë përfshirëse për fëmijët dhe një bashkëpunim mes tyre dhe të rinjve të Qendrës tonë.

Ky aktivitet thekson rëndësinë e edukimit dhe të përkujdesjes për të cilën fëmijët kanë nevojë që në hapat e para të tyre.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera!
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 29 Maj, 2019