Mbrëmje çaji

MBRËMJE ÇAJI

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri organizoi këtë të shtunë, 16 dhjetor, një mbrëmje ndryshe kushtuar një prej pijeve më të preferuara dhe që fsheh një histori nga pas, mbrëmja e çajit.

Ky aktivitet pati në fokus prezantimin e llojeve të ndryshme të çajrave, efektet kurative të tyre si edhe historitë dhe traditat që shoqërojnë ato.

Si ka nisur tradita e çajit? Cilat janë vendet që e konsumojnë më tepër? Çfarë lloje çajrash duhet të konsumojmë në periudha të ndryshme? Këto dhe të tjera u prezantuan gjatë këtij aktiviteti. Mbrëmja u shoqërua edhe me përgatitjen e disa recetave të ndryshme nga vetë pjesëmarrëset e tij.

Nëse pyet njerëzit Zen do të të thonë për çajin që nuk është diçka që mund ta bësh pa vetëdije apo ta pish si çdo lloj pije. Është meditim, është lutje. Ata dëgjojnë melodinë që krijohet në çajnik dhe bëhen më të heshtur, më vigjilentë!

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri!


  • Postuar më: 19 Dhjetor, 2017