Mbrëmje Kërcimi

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri organizoi të shtunën e 17 Shkurtit “Mbrëmjen e Valsit dhe kërcimit salsa”. Një aktivitet i cili erdhi në formën e një konkursi, ftoi anëtarët e kësaj Qendre, të ishin pjesëmarrës dhe të shpalosnin talentin e tyre në një prej formave më të bukura të Artit, atë të kërcimit.

10 çifte në total sollën në skenë performancat e tyre nën tingujt e disa prej veprave më të mëdha të muzikës klasike botërore. Koreografi të larmishme dhe plot kreativitet të përgatitura nga vetë pjesëmarrësit, i dhanë kësaj mbrëmje një atmosferë të vërtetë festive. Synimi i aktivitetit ishte nxjerrja në pah e elementëve më të bukur nga gjithsecili, si edhe guximi për t’u përballur me publikun dhe vlerësimet e jurisë.

Një mbrëmje emocionuese e cila u finalizua me ndarjen e çmimeve inkurajues dhe çmimin e parë për fituesit e mbrëmjes, la shijen e veçantë te pjesëmarrësit se, një ndër format më të bukura të të shprehurit të vetvetes, është kërcimi!

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike

Akropoli i Ri

#filozofi #kulturë #vullnetarizëm #akropoliri #mbrëmjekërcimi

  • Postuar më: 13 Mars, 2018