MBRËMJA “MBI ARTIN”

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Kulturës, organizoi të Shtunën e 12 Majit, Mbrëmjen Kulturore “Mbi Artin”.Mbrëmja u organizua nga anëtarë të Qendrës Akropoli i Ri, të cilët sollën prezantime të gjinive të ndryshme të Artit, duke u munduar të krijonin një panoramë më të gjerë mbi të.

Në fillim u prezantua gjinia e pikturës duke vazhduar më pas me muzikën si edhe qasjen e saj me natyrën. Pas muzikës, u fol mbi fotografinë dhe teknikat e shumta të saj për ta cilësuar si një art të mirëfilltë.Nuk u la jashtë fokusit edhe letërsia për të cilën u paraqit një historik i saj që nga gjenezat e para.Në fund të prezantimeve, iu la vend edhe Muzeut si një vend ruajtës i Artit.

Qëllimi i këtij aktiviteti nuk ishte thjesht prezantimi i disa prej gjinive më kryesore të Artit, por qartësimi i dobishmërisë së Artit si një veprimtari shumë e rëndësishme e natyrës njerëzore, pa të cilin njeriu ndoshta nuk do të ishte i tillë.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike

Akropoli i Ri


  • Postuar më: 28 Maj, 2018