LOJËRAT PSIKOLOGJIKE

Qendra Kulturore dhe Filozofike "Akropoli i Ri" organizoi  Mbrëmjen e Lojërave Psikologjike, me pjesëmarrës anëtarët e Qendrës.


Ky aktivitet ka në fokus ushtrime të ndryshme psikologjike të cilat na ndihmojnë të kuptojmë më tepër mbi natyrën tonë por edhe të personave afër nesh. Të kuptojmë se si reagojmëkur humbasim ose fitojmë, sa bashkëpunues jemi dhe sa tolerantë tregohemi.


Të japim ide të reja, të bëhemi kreativë dhe mbi të gjitha, të transmetojmë pozitivitet në grup. Aktiviteti i Lojërave Psikologjike, përveçse argëtues, është edhe një mënyrë shumë e mirë për të marrë mësime dhe për të shkëmbyer eksperienca me njëri-tjetrin.


Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore & Filozofike


  • Postuar më: 23 Janar, 2021