Klubi i Librit "Akropoli I Ri" 18

Klubi i Librit “AKROPOLI I RI” 18

Qendra Filozofike dhe Kulturore Akropoli i Ri, organizoi të Dielën e 14 Janarit, Klubin e 18-të të Librit. Në këtë takim u analizua një nder librat më të famshëm të shkrimtarit të njohur Paulo Coelho, Manuali i luftëtarit të dritës.

Programi i aktivitetit përfshinte dy prezantime mbi librin e përzgjedhur, ku shpjegohej koncepti i luftëtarit edhe në ditët e sotme dhe ku u zbërthyen nëpërmjet analizës disa pjesë të librit. 
Manuali i Luftëtarit të Dritës është një udhëzues që jep disa këshilla të vyera, të cilat mbartin një kontribut pozitiv në punën që dikush bën me veten për t’u përmirësuar në sektorë të ndryshëm të jetës. Luftëtari i dritës bën një luftë të heshtur me veten e tij, kundër të metave të tij, që më pas çfarë ai ka mësuar, ta transmetojë tek njerëzit e tjerë.

Pas prezantimeve, mbrëmja vazhdoi me një bisedë të lirë më Drejtorin e Qendrës, ku u diskutua me të ftuarit mbi librin por edhe mbi tematika të ndryshme të ngritura nga vetë pjesëmarrësit.

Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri

#akropoliiri #filozofi #kulturë #vullnetarizëm

  • Postuar më: 30 Janar, 2018