EKSKURSION NË NATYRË (FILOZOFI & KULTURË)

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorëve Filozofi dhe Kulturë, organizoi në muajin Qershor, Ekskursionin dy ditor në Natyrë.

Këto dy ditë  u karakterizuan nga aktivizmi, gjallëria, mësimet,  bashkëpunimi, etj.

Aktivitetet përfshinin:

- Ushtrime ndërvepruese të cilat patën si qëllim aktivizmin e pjesëmarrësve dhe kultivimin e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, duke na kujtuar edhe njëherë thjeshtësinë dhe sinqeritetin e një fëmije.

- Ushtrime psikologjike me natyrë formuese dhe edukuese, të cilat çuan në kalimin e kufijve të gjithsecilit dhe thellimin te vetja.

- Mësime praktike të cilat patën si synim vetëdijesimin mbi rëndësinë e njohjes së vetes si pjesë aktive e Natyrës.

I gjithë ky aktivitet dy ditor pati si qëllim një lloj qasjeje të njeriut kundrejt natyrës së tij, duke u munduar të tejkalojë limitet dhe të thellohet te vetja dhe për të ecur gjallërisht me ritmet e Natyrës.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 28 Qershor, 2019