Filozofia ka qenё gjithmonё njё proçes shpirtёror i kёrkimit tё sё vёrtetёs, njё proçes thellimi tek dituria mbi Natyrёn, Njeriun dhe Botёn. Çdo veprim kёrkimi ёshtё njёkohёsisht njё veprimi lirie dhe zgjedhje vetёdijeje. Kёshtu Filozofia pёr ne ёshtё njё nevojё e lindur e qёnies njerёzore dhe e konsiderojmё kёtё nevojё brendёsore si njё mёnyrё jetese, duke e aktivizuar veten tonё nё tё gjitha dimensionet e saj, nё gjithё dinamikёn e saj. Kjo nuk arrihet vetёm duke lexuar dhe studiuar, pasi diçka e tillё do tё ishte vetёm njohuri teorike, por e arrijmё duke mёsuar pёr tё jetuar drejt, intensivisht dhe nё mёnyrё efikase çdo moment tё jetёs. Duke u pёrpjekur t’i japim vlerё gjithçkaje nё jetё, duke nxjerrё tё paktёn njё pikё mёsimi pozitiv nga çdo vёshtirёsi. Pikёrisht kjo do tё thotё ‘’Filozofia si njё mёnyrё jetese’’
Praktikimi i vlerave njerёzore ёshtё bazamenti i njё kulture aktive dhe pjesёmarrёse, e cila nxjerr nё pah cilёsitё e çdo personi, zgjeron horizontin e mendjes dhe e hap qёnien njerёzore kundrejt tё gjitha shprehjeve shpirtёrore. Akropoli i Ri kёrkon tё sjellё njё vizion tё ri kulture: njё kulturё me vlera praktike dhe tё gjalla, e cila nxit audiencёn e saj pёr tё transformuar dhe pёrmirёsuar vetveten. Ne promovojmё njё rilindje universale tё vlerave kulturore, njё kulturё me mesazhe filozofike qё mund tё kuptohen dhe tё jenё tё arritshme nga tё gjithё. Kultura qё ne promovojmё ёshtё njё eksperiencё e ofruar nga vullnetarё, njё kulturё qё sjell kёnaqёsi, nёpёrmes eksperiencёs se krijimit dhe imagjinatёs, audiencёs dhe tё gjithё atyre qё favorizohen nga kjo ofertё bujare.
Mjaft njerёz sot kanё njё besim tё thellё nё Idenё e Vullnetarizmit. Ata krijojnё çdo ditё njё kanal Jete dhe Fuqie. Sektori i tretё bazor i Akropolit tё Ri ka tё bёjё me pёrballjen e problemeve tё rёnda sociale dhe ekologjike. Nёn logon e Akropolit tё Ri shumё vullnetarё tanё marrin pjesё nё aktivitete qё organizohen, duke ofrouar me bujari energjinё e tyre. Akropoli i Ri i ofron shoqёrisё njё fushё nёpёrmes sё cilёs njeriu mund tё kultivojё vlerat e bashkimit, solidaritetit, pranueshmёrisё, pёrgjegjёsisё dhe tё udhёhiqet drejt pёrmirёsimit si tё vetes sё tij ashtu dhe tё shoqёrisё nё tё cilёn jeton. Vullnetarёt e Akropolit tё Ri janё njё Forcё e Gjallё e shoqёrisё tonё. Veprimi i tyre bazohet tek shembulli personal, pjesёmarrja dhe oferta sociale qё ka si synim rilindjen shpirtёrore tё njeriut dhr ripёrjetimin e Vullnetarizmit nё botёn bashkёkohore.

Për të festuar Ditën e Tokës, së bashku me nxënësit e shkollës SH.F.K. "26 Korriku" realizuam një aktivitet në natyrë që përfshinte identifikimin e llojeve të ndryshme të bimëve 🌿🪵🌱 dhe njohjen më të afërt të fëmijëve me to. Në këtë mënyrë më të veçantë festuam lidhjen mes aspektit më njerëzor dh...

Kur zemrat bashkohen, mirësia bëhet veprim. ✨ Aktiviteti “Dhuro me Zemër” në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz na rikujtoi se ndryshimi nuk nis nga gjërat e mëdha, por nga gjestet e thjeshta, të sinqerta dhe të bëra me dashuri. Së bashku ndamë më shumë sesa ndihmë materiale, ndamë kohë, vëmendje dhe shp...

Së fundmi, u ndalëm për një moment… për të reflektuar, për të ëndërruar me vetëdije dhe për të vizualizuar vitin 2026. Në këtë aktivitet, secili prej nesh krijoi Vision Board-in e tij - një hapësirë simbolike ku dëshirat, synimet dhe aspiratat morën formë, ngjyrë dhe kuptim. Sepse vizioni nuk është...
Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Njerëzit besonin se zjarri në vatër kishte një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese. Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur tërë natën, verë a dimër qoftë. Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet parë s...
Erdhi në takimin tonë për intervistën me tren, me biletë të klasit të tretë. Kur e pyetëm se përse udhëton me klasin e tretë na u përgjigj plot modesti: ‘’Sepse nuk ekziston klas i katërt’’. Z. Gandi, ndihem shumë i emocionuar që më jepni mundësinë të bisedojmë sëbashku. Jeni bërë pjesë e historisë...
Shqiponja është një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej gjithfarë besimesh e tabush. Thuajse të gjithë shqiptarët vrasjen e saj e konsideronin mëkat të madh. Por edhe në rastet kur vrisnin ndonjë, trupin e saj e hapnin në pozë fluturimi mbi ndonjë dru në kopsht a në arë...
Nga filozofët klasik më të mëdhenj, nxënësi më i njohur i Sokratit dhe ndoshta më i devotshmi ndaj mësimdhënieve të tij, me dhunti të shumta, Platoni, rezultoi objekt studimi por edhe kritike të ashpër për pasardhësit e tij. Shumë u mbështetën në mësimdhëniet e tij për të futur teori të reja dhe sis...