Kulturё


Çfarё ёshte pёr ne Kultura?

Praktikimi i vlerave njerёzore ёshtё bazamenti i njё kulture aktive dhe pjesёmarrёse, e cila nxjerr nё pah cilёsitё e çdo personi, zgjeron horizontin e mendjes dhe e hap qёnien njerёzore kundrejt tё gjitha shprehjeve shpirtёrore.

Akropoli i Ri kёrkon tё sjellё njё vizion tё ri kulture: njё kulturё me vlera praktike dhe tё gjalla, e cila nxit audiencёn e saj pёr tё transformuar dhe pёrmirёsuar vetveten. Ne promovojmё njё rilindje universale tё vlerave kulturore, njё kulturё me mesazhe filozofike qё mund tё kuptohen dhe tё jenё tё arritshme nga tё gjithё.

Kultura, si njё mjet i humanizimit tё shoqёrive tona, kthehet tek rrёnjёt e pakohshme tё çdo periudhe historike pёr tё zgjeruar kuptimin tonё tё jetёs dhe pёr tё na sjellё mё afёr, nё njё frymё vёllazёrore dhe eklektike, tek diversiteti dhe pasuria e çdo kulture ose qytetёrimi.

Pёr mё tepёr, kultura qё ne promovojmё ёshtё njё eksperiencё e ofruar nga vullnetarё, njё kulturё e cila ёshtё afёr zemrёs sё çdo individi dhe, mbi tё gjitha, ёshtё e dobishme pasi ushqen shpirtin dhe çliron tensionet e jetёs sё pёrditshme. Ёshtё njё kulturё qё sjell kёnaqёsi, nёpёrmes eksperiencёs se krijimit dhe imagjinatёs, audiencёs dhe tё gjithё atyre qё favorizohen nga kjo ofertё bujare.

I frymёzuar nga parimet themeluese, institucioni ynё ka promovuar iniciativat qё kanё rezultuar nё Projekte Ndёrkombёtare tё formuara pёr tё kordinuar kёto aktivitete dhe pёr tu dhёnё atyre njё drejtim filozofik.

Aktivitetet tona Kulturore

Aktivitetet tona pёrfshijnё tё gjithё sektorёt artistikё, me larmishmёrinё e tyre tё shumёnumёrt, si nёpёrmes artizanisё ashtu dhe letёrsisё, teatrit, kёrcimit, muzikёs, etj. Kёshtu organizojmё aktivitete sociale, ekologjike dhe pedagogjike. E njёjta gjё bёhet dhe nё fushёn e Shkencёs, pasi kёshtu mund tё futemi nё kontakt me Ligjet qё komandojnё Universin dhe Njeriun.

I quajmё aktivitete kulturore nё pёrgjithёsi, pasi kultura ёshtё totali i tё gjitha dijeve njerёzore tё zbatuara nё jetё. Duam njё kulturё dhe njё qytetёrim tё gjallё. Kultura dhe qytetёrimi ‘’jetojnё’’ vetёm atёherё kur burojnё nga njё rrёnjё mё e thellё.

Kultura e gjallё ёshtё krijuese dhe ndihmon çdo njeri tё pasurojё dhe tё rinovojё jetёn e tij sociale, artistike, shkencore dhe shpirtёrore.