ÇFARË ËSHTË AKROPOLI I RI?


 Akropoli i Ri   @akropoliiri   Akropoli i Ri

Akropoli i Ri është një Organizëm Ndërkombëtar Kulturor dhe Filozofik që gjëndet në mbi më shumë se 60 shtete dhe mbledh më shumë se 20.000 anëtarë aktivë, ashtu si edhe qindra mijra miq të cilët shprehen në më tepër se 20 gjuhë të ndryshme dhe përfaqsojnë një gamë të gjërë prejardhjesh kombëtare, besimesh fetare dhe trashëgimish kulturore, duke përbërë një shembull të mrekullueshëm mirëkuptimi dhe bashkëjetese sociale. 


Sot që problemet e mëdha sociale dhe ekologjike janë shfaqur me pasoja të rënda për të gjithë ne, objektivat e "Akropolit të Ri" janë më shumë se kurrë aktualë: 

Promovimi i bashkëvëllazërisë njerëzore, përtej të gjitha diferencave të jashtëme.

Studimi krahasues i të gjithë qytetërimeve të lashtë në mënyrë që të gjënden elementët e përbashkët që i bashkojnë njerëzit.

Kultivimi i aftësive të njeriut, në mënyrë që të mund të integrohet në Natyrë dhe të jetojë sipas karakteristikave të personalitetit të tij. 

Këto objektiva arrihen nëpërmes sektorëve bazë të veprimit: Filozofisë, Kulturës dhe Vullnetarizmit

Këto sektorë kanë të bëjnë me aktivitete si kurse, ekskursione, ekspozita, konkurse, kongrese, kontribut për shoqërinë, që kanë si objektivin kryesor kultivimin e dijes dhe vetëdijes njerëzore. Të përjetojë dikush ato që mëson dhe të mësojë nga ato që pëjeton është e vetmja mënyrë që të mund të arrijë njeriu të rinovohet dhe të bëhet më krijues.

Veprimi i këtyre sektorëve bazohet tek shembulli personal, tek pjesëmarrja dhe oferta në të mirë të shoqërisë. Ka si synim rilindjen shpirtërore të njeriut dhe ripërjetimin e Vullnetarizmit në botën bashkëkohore. Me parrullën tonë "Dija dhe oferta të bën të lumtur" do të bëjmë vepër një mënyrë jetese njerëzore dhe filozofike.