VIZITA E KRYETARIT NDËRKOMBËTAR CARLOS ADELANTADO PUCHAL

Me datën 23-26/05/2024,  qëndra jonë mirëpriti Kryetarin Ndërkombëtar Carlos Adelantado Puchal, në një vizitë zyrtare që shënoi një moment të veçantë për vendin tonë. Arsyeja kryesore e vizitës së tij ishte për të parë nga afër ecurinë e qendrës në trojet shqiptare dhe për të vlerësuar përparimet e arritura në këtë drejtim. Për të nderuar këtë vizitë të rëndësishme, organizuam një mbrëmje të veçantë kulturore ku u shfaqën valle tradicionale shqiptare dhe një performancë teatrale, që kishte për qëllim të paraqiste thellësinë e kulturës dhe traditave tona kombëtare. Kjo mbrëmje ishte një pasqyrë e pasurisë kulturore që kombi ynë ka për të ofruar dhe një mundësi për Kryetarin Ndërkombëtar që të kuptonte më mirë shpirtin dhe identitetin tonë.Gjatë qëndrimit të tij, Kryetari Ndërkombëtar mbajti gjithashtu disa konferenca të rëndësishme ku ndau mësime të vlefshme që kishin për qëllim të kuptohej se filozofia ka synim edukimin e individit dhe nëpërmjet saj mund të arrihet një zhvillim i ri me potenciale të reja. Ai theksoi rëndësinë e punës së përbashkët dhe angazhimin e të rinjve dhe jo vetëm për zhvillimin e ardhshëm të vendit. Mesazhet e tij frymëzuese nxitën një ndërgjegjësim të ri për rolin e gjithsecilit në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Kjo vizitë e lartë do të mbetet e shënuar në historinë tonë si një moment frymëzimi, duke i dhënë një impuls të ri përpjekjeve tona për zhvillim dhe rritje kulturore e shoqërore.


  • Postuar më: 12 Qershor, 2024