Promovimi i romanit 'Alkimisti'


Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri promovoi, më datë 28 Qershor, në ambientet e Qendrës Rinore të Tiranës romanin Alkimisti nga ''Botimet Akropoli i Ri'', të shkruar nga Themeluesi i Qendrës Ndërkombëtare Akropoli i Ri, Jorge Angel Livraga. 

Mbrëmja promovuese i mundësoi secilit nga pjesmarrësit një udhëtim imagjinar pas në kohë, në periudhën e Xhordano Brunos, ku u njohën me raportin që Pablo Simon dhe Xhordano Bruno kishin si dhe kuptuan se romani është shumë aktual edhe në ditët e sotme. #Alkimisti na mëson se heronj jemi secili prej nesh dhe se ndryshimi i botës nuk mund të bëhet vetëm nga përpjekja e një njeriu, por e shumë njerëzve që ëndërrojnë të njejtën gjë. Gjithashtu u ndanë çmimet e #filozofikjachallenge, sfidës që u realizua për rreth dy muaj mbi revistën Filozofikja.

Të interesuarit që ende nuk kanë marrë në duart e tyre Alkimistin mund të na kontaktojnë në faqen tonë në Facebook. 

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 29 Qershor, 2016