NJË VIZITË NË SHTËPINË E GJETHEVE

Qendra kulturore dhe filozofike, Akropoli i Ri organizoi, më 7 nëntor 2021, një vizitë në Shtëpinë e Gjetheve,  në zemër të qytetit.

Ky aktivitet i dha mundësi të gjithë pjesëmarrësve të njihen nga afër me një ndër periudhat më të rëndësishme dhe vendimtare të Shqipërisë, e njohur ndryshe si epoka e errët e komunizmit.

Patëm mundësinë të jemi dëshmitarë të objekteve dhe elementëve karakterstikē të trashëguar nga kjo periudhë. Këta të fundit na shërbyen për tu kthyer në kohë e për të përjetuar për disa momente ngjarjet dhe mentalitetin e këtij rregjimi që ka shënjuar trashëgiminë tonë mijëravjeçare.

Një guidë e realizuar nga stafi i Shtëpisë së Gjetheve shoqëroi anëtarët e qendrës ndoqi një itinerar konkret për përshkrimin e dhomave përbërëse të shtëpisë muze.

Ky itinerar ndoqi një kronologji të ngjarjeve dhe shifrave kryesore që janë rregjistruar në këtë periudhë 40 vjeçare.

Larmia e objekteve të spiunazhit të marra nga vendet më të zhvilluara të asaj kohe, vunë në pah zhvillim e shërbimit sekret dhe policor përgjatë një ndër rregjimeve më të ashpër të komunizmit në Ballkan dhe jo vetëm.

Nëpërmjet kësaj ngjarje, Akropoli i Ri, riktheu në vëmendje rëndësinë që historia ka, sepse ajo na krijon mundësinë e artë për të mos rënë pre e të njëjtave gabime dhe për të marrë mësimentë vyera prej tyre. Pasi ne besojmë se nga çdo histori gjenden dhe vlerat e saj nëse thellohemi tek e vërteta.


  • Postuar më: 06 Dhjetor, 2021