Qendra Kulturore dhe Filozofike ''Akropoli i Ri'' Tiranë organizoi një Mbrëmje Psikologjie me fokus psikologjinë e Njeriut për të kuptuar më mirë se si funksionon konkretisht Mendja Femërore dhe ajo Mashkullore.
Gjatë Mbrëmjes shijuam një video shumë praktike dhe argëtuese që tregon mbi sjelljet tona dhe mënyrën tonë të të menduarit me anë të së cilës jo vetëm do fillojmë të kuptojmë më mirë veten, por gjithashtu do mund të futemi paksa te bota e atyre që na përrethojnë.
Gjithashtu u realizua një bisedë në fund për t'u thelluar më tepër në pyetjet dhe mendimet që lindën përsa i përket sjelljes njerëzore.