KLUBI I LIBRIT ‘AKROPOLI I RI’ 23

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Filozofisë, organizoi të dielën e 10 Qershorit, Klubin e Librit.

Këtë herë e u analizua një prej botimeve më të reja të Shtepise Botuese Akropoli i Ri, me titull Elementarët, qeniet e padukshme, shkruar nga autori Jorge A. Livraga.

Prezantimi u mbajt nga një prej drejtuesve të kësaj qendre, i cili solli për të ftuarit një analizë të përgjithshme dhe të thjeshtëzuar të temave të trajtuara në vepër. Libri na tregon se si kultura dhe historia njerëzore përfshinte këto qenie që nga lashtesia, duke i klasifikuar si forma jete brenda elementëve të natyrës, tokë, ujë, ajër dhe zjarr.

Te kjo vepër bëhet një përpjekje për të ardhur në kontakt me këtë botë të padukshme, pavarësisht faktit se gjithmonë e më tepër po zvogëlohet numri i njerëzve që janë në dijeni të ekzistencës së tyre.

Gjithashtu në këtë takim ju dha çmimi dhe fitueses si ‘Fotoja më e pëlqyer’ të konkursit që Botime Akropoli i Ri organizuan gjatë Panairit Ditë Netët e Librit që u realizua në muajin Maj. 

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike

Akropoli i Ri

#filozofi #kulturë #vullnetarizëm


  • Postuar më: 20 Qershor, 2018