Qendra Kulturore & Filozofike organizoi në muajin Shtator takimin e përmuajshëm të Klubit të Librit. Në këtë takim u trajtua libri ‘Mëso të jetosh’ një libër i shkruar nga Seneka, i cili ishte një filozof romak, stoik, burrë shteti dhe dramaturg i “Epokës së Argjendtë” të letërsisë latine.
Programi i takimit ishte si më poshtë:
... -Analiza e përgjithshme e librit duke u bazuar në pikat kyçe.
-Ndihma që na ofron libri në praktikë.
-Bisedë e hapur rreth temave të mësipërme.
“Mëso të jetosh” na mëson nëpërmjet disa këshillave dhe reflektimeve se si të bëjmë një jetë të drejtë, me veten, me të tjerët dhe me botën që na rrethon. Idetë përparimtare të Senekës gjejnë vend edhe në ditët e sotme, duke na ndihmuar sërish nëpërmes filozofisë, të hapim horizonte të reja dhe të përqafojmë ide mbi të drejtën dhe të bukurën.
Ju mirëpresim në takimet e ardhshme!
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri