Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri Shqipëri, me 4 selitë e saj në Tiranë, Vlorë, Shkup dhe Prishtinë, organizoi për vitin e shtatë radhazi Kampin Veror, si një mundësi për të kultivuar vlerat e bashkimit, solidaritetit, tolerancës, përgjegjësisë në mënyrë që të arrihet përmirësimi i vetes dhe përpjekja për të qenë ditë për ditë filozofë.
Ky Kamp u bazua tek tre sektorët tanë: Filozofi - Kulturë - Vullnetarizëm.
Gjatë këtyre ditëve:
• Mësuam të bashkëpunojmë dhe bashkëjetojmë me njëri tjetrin
• Shijuam sporte dhe ushtrime të ndryshme në Natyrë
• Zbuluam fuqitë dhe njohëm më shumë rreth potencialit tonë
• Eksploruam vende të reja
• Kapërcyem kufijtë tanë duke u provuar në gjëra të reja
• Zgjeruam horizontin tonë duke mësuar më shumë mbi veten tonë dhe mbi njerëzit që kemi përreth
Ju presim në aktivitetet e radhës!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri