Ekskursionin dy ditor në Natyrë.

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorëve Filozofi dhe Kulturë, organizoi në muajin Qershor, Ekskursionin dy ditor në Natyrë.

Këto dy ditë u karakterizuan nga aktivizmi dhe gjallëria si i ka hije kësaj stine.
Në këtë aktivitet përfshiheshin

- Ushtrime ndërvepruese të cilat patën si qëllim aktivizmin e pjesëmarrësve dhe kultivimin e bashkëpunimit me njëri-tjetrin si dhe zbulimin e gjallërisë tek vetja jonë.
- Ushtrime psikologjike me natyrë formuese dhe edukuese, të cilat çuan në kalimin e kufijve të gjithsecilit dhe thellimin te vetja por edhe kuptimin për natyrën edhe të tjerëve që na rrethon.
- Mësime praktike të cilat patën si synim vetëdijesimin mbi rëndësinë e njohjes së vetes si pjesë aktive e Natyrës.

I gjithë ky aktivitet dy ditor pati si qëllim një lloj qasjeje të njeriut kundrejt natyrës së tij, duke u munduar të tejkalojë limitet dhe të thellohet te vetja dhe për të ecur gjallërisht me ritmet e Natyrës
dhe të bëhemi një me të.

  • Postuar më: 08 Korrik, 2021