Dhurime për familjet në nevojë

DHURIME PËR FAMILJET NË NEVOJË

Qëndra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri” organizoI një Aktivitet Vullnetarizmi për familjet në nevojë në Tiranë. Aktiviteti kishte si synim për të ndihmuar këto familje, duke ofruar diçka nga vetja në këto ditë të ftohta për një jetese më të lumtur për njerëzit që kemi pranë çdo ditë.

Dhurimet e grumbullua, u paketuan nga vullnetarët e qendrës, për t’u shpërndarë më pas tek këto familje. Por ndonjëherë dhuratat nuk janë vetëm materiale, ndaj vullnetarët e Qendrës organizuan një aktivitet argëtues për të gjithë fëmijët me rastin e festave të fund vitit.

Falenderojmë të gjithë ata që dëgjuan nismën dhe kontribuan me dhurimet e tyre.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.

Qendra Kulturore & Filozofike

Akropoli i Ri. 


  • Postuar më: 10 Janar, 2018