DHURIM GJAKU PËR TALASEMIKË (VULLNETARIZËM)

Qendra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri” edhe këtë vit, organizoi në datën 1 Qershor me bashkëpunimin e “Kryqit të Kuq Tiranë” dhe “Aleancën Për Dhurimin e Gjakut” aktivitetin e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë. 

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të sektorit të Vullnetarizmit në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, gjatë të cilit ishte i pranishëm edhe Sh.T.Z Ilir Meta.

Dhurimi i gjakut është një akt humanizmi dhe solidariteti ku dhuruesit e shumtë, ndër ta edhe me shtetësi jo shqiptare pasuruan këtë nisëm duke u bërë heronjtë e fëmijëve në nevojë.

Shprehim mirënjohjen tonë për “Kryqin e Kuq Tiranë” dhe “Aleancën Për Dhurimin e Gjakut” për bashkëpunimin, si dhe mjekët e infermieret që ndihmuan në këtë aktivitet duke dhënë më të mirën e tyre. 

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore dhe Filozofike 
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 02 Qershor, 2019