Parapsikologjia dhe tё gjitha fenomenet parapsikologjike, sjellin njё interes tё madh nё ditёt tona. Nё mesin e shekullit tё 20-të, filluan kёrkimet e para shkencore mbi kёtё temё, por pa arritur nё nivele tё plota, nё mёnyrё qё tё krijohej njё shkencё e re e veçantё. Pёr kёtё arsye, parapsikologjia pёrbёn njё degё tё psikologjisё.
Me fjalёn “parapsikologji” lihet tё kuptohet sektori i kёrkimit qё studion aftёsitё mё tё thella dhe tё panjohura tё botёs psikike (psikologjike) njerёzore. Marrja me kёtё sektor, nuk pёrbёn ndonjё lloj initacionimi nё ‘’mrekullira’’, por pёrpjekjen pёr njё kuptim sa mё tё mirё tё njeriut dhe tё jetёs nё pёrgjithёsi. Kjo gjё qё nё vitet e fundit pёrbёn njё zonё tё re kёrkimi, nё tё vёrtetё nuk ёshtё aspak e re.
Nё lashtёsi tё gjithë qytetёrimet e lashtё u morёn me zhvillimin dhe ushtrimin e kёtyre fuqive tё njeriut. Madje nuk bёhej fjalё pёr njё studim nё fenomene tё vёshtira dhe tё pakuptimshme, por pёr zbatimin e drejtё tё Ligjeve tё Natyrёs, tё dukshme ose tё padukshme.
Por pёr tё kuptuar mё mirё idenё e parapsikologjisё (tё gjendjeve, domethёnё qё ndodhen pёrtej dhe mё lart psikikës sё njeriut), duhet tё studiojmё njeriun si njё qёnie e ndёrlikuar qё, pёrveç trupit tё tij fizik, zotёron dhe njё pjesё psikologjike dhe njё pjesё shpirtёrore.
Ky mendim ёshtё bashkёkohor por njёkohёsisht edhe shumё i vjetёr dhe tradicional. Lidhja harmonike e kёtyre pjesёve ose ‘’trupave’’ pёrbёn krijesёn e plotё njerёzore. Pyetja ёshtё se sa vetё njeriu e njeh kёtё krijesё?
Studime dhe mendime bashkёkohore na tregojnё se nё tё vёrtetё njohim shumё pak gjёra pёr veten tonё. Njeriu zotёron dinamikё, aftёsi dhe mundёsi qё janё gati krejt tё panjohura.
Le tё krahasojmë njeriun me njё ajsberg qё 10% e ekzistencёs sё tij ndodhet mbi sipёrfaqen e detit (vetёdija), dhe 90 % ndodhet e fundosur brenda ujit (pavetёdija). Nё kёtё zonё tё madhe pavetёdijeje, pra, ekzistojnё dhe shfaqen tё ashtuquajturat “fenomenet parapsikologjike”. Nё kёtё mёnyrё kuptojmё se parapsikologjia si njё shkencё, ёshtё studimi i njё “zone tё errёt’’.
Sigurisht, kjo pjesё e errёt e pavetёdijes, me edukimin e pёrshtatshёm, hetimin dhe kanalizimin mund tё ndriçohet dhe kёshtu pjesa e vetёdijshme mund tё zgjerohet.
Hapi i parё nё kёtё pёrpjekje ёshtё studimi i botёs psikologjike tё quajturit nga esoterizmi tradicional ‘’trupi astral’’. Ky trup ёshtё kaq real sa dhe trupi fizik. Fenomenet e tij janё tё dukshme tek vёzhguesit e aftё.
Ashtu sikur njeriu i verbёr ёshtё i pa aftё tё shikojё fenomenet fizike, ose sikur shumё fenomene fizike kanё nevojë pёr makineri tё veçanta pёr t’u bёrё te dukshme, kёshtu dhe “i verbёri astral’’ nuk shikon asgjё dhe shumё gjendje tё tilla i kalojnё konceptimit tё tij sikur tё mos ekzistonin kurrё.
Nevojitet qё Vetёdija tё stёrvitet dhe tё mёsohet tё veprojё nё kёtё nivel. Dhe kur kjo gjё tё ndodhё, duhet tё pёrparojё mё tej nё studimin e nivelit mendor dhe akoma dhe tё nivelit shpirtёror. Kuptojmё nё kёtё mёnyrё se sa e gjatё ёshtё rruga e vetёnjohjes dhe e diturisё sё vёrtetё mbi fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa kёtё zhvillim dhe dije, tё quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe i pёrballojmё çdo ditё.
Nuk ёshtё e nevojshme që njё njeri i privilegjuar me aftёsi parapsikologjike tё jetё dhe i zhvilluar shpirtёrisht, nё mёnyrё qё tё dijё tё njohё dhe tё kontrollojё kёto fuqi tё tij. Mё e zakonta ёshtё tё ketё lindur me to dhe me tё vёrtetё nuk i kontrollon dhe nuk i kanalizon sipas vullnetit dhe dёshirёs sё tij.
Kjo ёshtё njё arsye e rёndёsishme pёr tё cilёn shkencёtarёt dhe studiuesit nuk kanё arritur nё rezultate tё caktuara dhe nё konkluzione, por vetёm vёzhgojnё, rregjistrojnё dhe testojnё, gjithçka qё u pёrket kёtyre fenomeneve parapsikologjike.
Esoterizmi jep pёrgjigjet e tij mbi kёtё temё. Na jep mёsime mbi ligjet universale (karma, rimishёrimi), qё influencojnё zhvillimin e njeriut dhe pёrcaktojnё elementet me tё cilat ai lind dhe ndjek kёtё ecuri.
Na mёson pёr zonat e padukshme tё vetёdijes qё lidhen ngushtё me nivelin e dukshёm fizik. Na flet pёr Njё Jetё dhe si mund që tё gjitha qёniet tё jenё tё lidhura me njёra-tjetrёn.
Sigurisht qё kёto janё teori tё pavёrtetuara, sipas mentalitetit tonё, qё i nevojiten prova shumё tё ‘’dukshme’’ dhe tё kufizuara. Kёshtu do tё na duhet pёr shumё kohё akoma tё kёrkojmё “nё errёsirё’’ derisa tё arrijmё tё mundemi tё zgjerojmё mёnyrёn e konceptimit tonё, tё bёhemi mё tё vetёdijshёm nё tё gjitha nivelet dhe tё fitojmё dijen thelbёsore.
Tani do t’i referohemi disa nga fenomeneve mё tё njohura dhe mё tё shpeshta parapsikologjike.
Projeksioni Astral: ёshtё aftёsia e veprimit aktiv tё nivelit astral. Kjo ndodh kur trupi astral çlirohet nga trupi fizik. Ka mundёsinё e lёvizjes dhe tё transportimit me njё shpejtёsi tё pabesueshme nё çdo lloj distance, ndёrsa trupi fizik qёndron i palёvizur. Sigurisht qё i njёjti fenomen bёhet dhe nё njё mёnyrё tё pavetёdijshme, gjatё gjumit. Kёshtu shpesh herё duke u zgjuar, ekziston ideja e njeriut mbi diçka qё ai jetoi, por pa pasur ndonjё kujtim tё caktuar.
Mesazhe ёndёrrore: Jung kishte thёnё se : Endrrat janё shpesh njё paradhёnie e sё ardhmes’’. Ndodh shpesh qё gjatё ёndrrave tё fitojmё njohuri tё duhura, pёrgjigje mbi problemet tona. Madje dhe tё udhёtojmё nё kohё dhe tё jetojmё ngjarje tё sё ardhmes nё krahasim me kohёn fizike ‘’reale’’.
Psikometria: ёshtё aftёsia e pёrjetimit tё ngjarjeve tё sё kaluarёs nёpёrmjet çdo lloj objekti. Njeriu qё ndodhet nё kёtё gjendje udhёhiqet nga njё objekt i caktuar, qё pёrfaqëson momentet dhe ndodhitё qё u zhvilluan gjatë ekzistencёs sё tij tё kaluar.
Parashikimi: mundёsia pёr tё njohur veprime tё ardhshme. Nё lashtёsi pёrbёnte njё institucion tё fortё, qё ishin Orakujt.
Tejshikimi (insight): ёshtё mundёsia e konceptimit dhe e njohurisё pёrtej shqisave dhe tё mendjes sonё tё kufizuar. Ka tё bёjё me tё ashtuquajturin syrin e tretё, zhvillimin e intuitёs tek njeriu.
Telepatia: ёshtё aftёsia e trasmetimit nga njё njeri tek persona tё tjerё, me mjete jo fizike, tё njё figure, mendimi ose ndjenje. Pёr t’u arritur kjo, nevojitet që dikush të mbizotërojë nivelin psikologjik dhe atё mendor, dhe gjithashtu mendimet dhe ndjenjat e tij tё jenё mjaft tё forta dhe tё pastra.
Kёto janё disa nga fenomenet kryesore qё quhen “fenomene parapsikologjike”. Por rrethi i tyre nuk mbyllet kёtu. Kёshtu do t’i referohemi fenomeneve të tjera nё artikujt e ardhshёm. Pёrveç kёsaj, ashtu sikur thamё qё nё fillim, vetё parapsikologjia ёshtё nё zhvillim e sipёr pavarёsisht se nё ditët tona ajo pёrbёn njё zonё hetimi dhe studimi mjaft tё zgjeruar.