AKTIVITETI ROLIT FEMËROR

Qendra Kulturore dhe Filozofike ''Akropoli i Ri'' Tiranë organizoi një Aktivitet të Rolit Femëror dy-ditor me fokus psikologjinë Femërore. Ky aktivitet trajtoi me kujdes Femrën në vetvete me disa pika konkrete: kontrolli emocional, karakteristikat që simbolizojnë nje femër dhe se si mund të kuptojmë natyrën në bazë të karakteristikave individuale. 

Në këtë aktivitet u zhvilluan mësime të ndryshme teorike edhe praktike. Mësimet theksonin natyrat e ndryshme të femrave dhe si mund ta shfaqim atë sa mirë për veten tonë por edhe në shoqëri. Gjithashtu nuk lëmë pa harruar ushtrime psikologjike që na mundësuan të njihnim njëra tjetrën dhe të shfaqim ndjenjat tona.

Ky aktivitet dy ditor na dha shumë emocione të paharruara dhe dolëm me mësime të vyera.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri



  • Postuar më: 19 Janar, 2022