Presidenti Ndërkombëtar


Karlos Adelantado Puçal lindi në Kasteljon të Spanjës me 1 Janar të vitit 1964. Në moshën 19 vjeçare, ndërsa studionte filozofi në universitet, filloi të ndiqte kurset në Shkollën e Filozofisë Akropoli i Ri në Kasteljon dhe u aktivizua si vullnetar duke mbështetur aktivitetet e shumta të kësaj Qendre. Në vijim u emërua si Drejtori i kësaj Qendre për një periudhë prej 23 vitesh, ku realizoi një numër të madh projektesh kulturore dhe sociale nën banerin e “Castalia Cultural Centre”. Gjithashtu ka qenë Kordinator i Qendrave të ndryshme Akropoli i Ri në zonën e Levantes në Spanjë. Në të njëjtën kohë, vijoi të studionte dhe të jepte mësime filozofie ku dhe mori titullin e “Specialistit të Filozofisë Lindore dhe Perëndimore” nga Qendra Ndërkombëtare Akropoli i Ri në Bruksel.

Ka dhënë mësime të shumta në tematika të ndryshme mbi lëndët e Shkollës së Filozofisë së Akropolit të Ri për më tepër se 30 vite, ashtu si edhe konferenca apo pjesëmarrje në prezantime akademike. Qasja e tij gjithmonë ka theksuar nevojën për të vënë filozofinë në praktikë dhe zbatimin e saj për zgjidhjen e problemeve të botës së sotme.

Në vitin 2013 u shpërngul në Madrid duke marrë përsipër drejtimin e Selisë Qendrore të Akropolit të Ri të Spanjës dhe duke mbajtur një seri përgjegjësish administrative në nivel kombëtar. Në Madrid ka promovuar aktivitete për të bërë të mundur njohjen e trashëgimisë historike dhe kulturore të qytetit nga publiku i gjerë, ashtu si edhe projekte të tjera në promovimin e kulturës.

Në vitin 2017 u emërua si Zv. President Ndërkombëtar i Akropolit të Ri dhe në vitin 2020 mori detyrën si President Ndërkombëtar.