Pёrse Quhemi "Akropoli i Ri"?


SIMBOLIKA E EMRIT

Në Greqinë e lashtë, Akropoli i  referohej pjesës më të lartë të qytetit. Ishte vendi ku u krijua kontakti mes të dukshmes dhe të padukshmes. Ky është një vend simbolik për imagjinatën tonë, i cili sugjeron ngjitjen drejt pjesës më të lartë të vetvetes.

Ne besojmë se bota e sotme ka nevojë për "Akropole" të reja, të ndërtuar jo prej guri, por prej qenieve njerëzore, të ngritura në zemër të qyteteve tona, aty ku njerëzit mund të rriten nga brenda dhe ri-krijojnë lidhjet e thella që na lidhin me të tjerët dhe me Natyrën.

Sot, Organizmi Ndërkombëtar Akropoli i Ri është i pranishëm në më shumë se gjashtëdhjetë shtete dhe sjell së bashku më shumë se 20.000 vullnetarë dhe qindra mijëra simpatizantë, të cilët flasin mbi njëzetë gjuhë dhe përfaqësojnë një gamë të gjerë të besimeve dhe origjinave.