Parimet e Akropolit të Ri


Akropoli i Ri është një Organizëm Ndërkombëtar Filozofik dhe Kulturor  i cili bazohet në tre parime themelore.

1. Vëllazëria

Promovimi i një Ideali vëllazërie botërore, të bazuar tek respekti ndaj dinjitetit njerëzor, përtej diferencave racore, gjinore, kulturale, fetare, sociale apo të tjera.

Është e nevojshme të promovojmë respektimin e identiteteve dhe traditave të ndryshme dhe në të njëjtën kohë të forcojmë bashkimin përtej dallimeve, të harmonizojmë njerëzit, idetë dhe ndjenjat në një bashkekzistencë pasuruese dhe të hapur. Fuqia e këtij ideali vëllazëror qëndron më shumë në atë që na bashkon se sa në atë që na ndan. Ai është i bazuar në njohjen e vlerave universale, të cilat, duke respektuar diversitetin, tejkalojnë praktikat lokale dhe zakonet dhe vijnë së bashku në një grup parimesh të përbashkëta etike që janë të lidhura me dinjitetin e çdo qenieje njerëzore. Ky ideal promovon respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe njohjen e parimeve të caktuara të etikës universale.

2. Dituria

Inkurajimi i dashurisë ndaj diturisë nëpërmes studimit krahasues së filozofive, feve, shkencave dhe arteve, në mënyrë që të promovohet dituria e qënies njerëzore, ligjeve të Natyrës dhe të Universit.

Dashuria ndaj së vërtetës dhe dituria lind nga pritshmëria legjitime e çdokujt për të zhvilluar aftësitë e tija gjykuese të kuptimit të botës dhe të vetvetes. Ne e kuptojmë filozofinë si një bosht që lidh aspektet e ndryshme dhe kënde të dijes njerëzore. Filozofia mund të sjellë së bashku burimet e të kaluarës dhe të tashmes në një vizion global, të gjerë dhe të integruar, në mënyrë që të bëhet një forcë e vërtetë për zhvillim, e cila kërkon jo vetëm për të eksploruar udhët e jetës, por për të shkuar thellë në skajet e saj dhe të përpiqet të kombinojë të gjitha aspektet e dijes dhe eksperiencës.

3. Zhvillimi

Zhvillimi i potencialit më të mirë njerëzor, duke promovuar realizimin e qënies njerëzore si një individ dhe integrimin e tij në shoqëri dhe në Natyrë, si një element aktiv dhe i vetëdijshëm për të përmirësuar botën.

Puna jonë rezulton në individë më të mirë që i sjellin mbështetje zhvillimit shoqëror. Njeriu ende ka një potencial të madh latent. Ta njohësh dhe ta zhvillosh atë është një nga shtyllat themelore të vetë jetës, e cila siguron një burim kënaqësie jetëgjatë. Arritja e harmonisë midis mendimit, ndjenjës dhe veprimit është një qëllim për çdo qenie njerëzore. Një zhvillim i balancuar i të gjithë vetes dhe realizimi i cilësive më të mira dhe të vlerave të natyrës sonë njerëzore, ndoshta janë e vetmja garanci e cila mund të na drejtojë drejt një bote më të mirë.