Filozofi


Çfarё ёshtё pёr ne Filozofia?

Filozofia ka qenё gjithmonё njё proçes shpirtёror i kёrkimit tё sё vёrtetёs, njё proçes thellimi tek dituria mbi Natyrёn, Njeriun dhe Botёn. Çdo veprim kёrkimi ёshtё njёkohёsisht njё veprimi lirie dhe zgjedhje vetёdijeje.

Kёshtu Filozofia pёr ne ёshtё njё nevojё e lindur e qёnies njerёzore dhe e konsiderojmё kёtё nevojё brendёsore si njё mёnyrё jetese, duke e aktivizuar veten tonё nё tё gjitha dimensionet e saj, nё gjithё dinamikёn e saj. Kjo nuk arrihet vetёm duke lexuar dhe studiuar, pasi diçka e tillё do tё ishte vetёm njohuri teorike, por e arrijmё duke mёsuar pёr tё jetuar drejt, intensivisht dhe nё mёnyrё efikase çdo moment tё jetёs. Duke u pёrpjekur t’i japim vlerё gjithçkaje nё jetё, duke nxjerrё tё paktёn njё pikё mёsimi pozitiv nga çdo vёshtirёsi. Pikёrisht kjo do tё thotё ‘’Filozofia si njё mёnyrё jetese’’

Filozofi Brendёsore

Frymёzohemi nga tё gjitha rrymat filozofike tё tё gjitha kohrave qё na lejojnё t’i sugjerojmё vetes tonё dhe tё tjerёve modele tё reja, shembuj rinovimi drejt sё ardhmes. 

Filozofia Brendёsore, me themele tek Tradita dhe Burimet e Diturisё ё Lashtё, na lejon tё vlerёsojmё siç duhet tё tashmen dhe t’i japim rёndёsinё e duhur zgjidhjeve pёr njё tё ardhme mё shpresёdhёnёse, mё tё bukur, mё harmonike dhe mё tё drejtё.
Besnikё ndaj traditёs sё lashtё tё Filozofisё Brendёsore, jemi dakort me Platonin dhe kaq filozofё tё sё kaluarёs sё lavdishme, tё cilёt arritёn ta pёrkufizonin nё mёnyrё tё mrekullueshme kёtё Dashuri tё veçantё ndaj Dijes, tё atij qё duke qёnё i vetёdijshёm mbi paditurinё e tij, kёrkon me pёrgjegjёsi dijen pёr njё tё ardhme mё tё mirё.

Shkollё Filozofie nё mёnyrёn klasike

Nё qendёr tё aktiviteteve tё ‘’Akropoli tё Ri’’ gjendet Shkolla jonё e filozofisё nё mёnyrёn klasike. Kjo Shkollё zhvillon njё program studimesh tё pёrbashkёt pёr tё gjitha shtetet, ndjekja e tё cilit pёrbёn njё kusht tё domosdoshёm pёr tё qёnё anёtar i saj.

Kemi tё bёjmё me njё prezantim tё mёsimeve filozofike tradicionale tё Lindjes dhe Perёndimit qё lidh dhe krahason shkencat, artet dhe letrat.

Biblioteka e Akropolit tё Ri

Leximi ёshtё njё prej aktiviteteve mё interesante tё njё kёrkuesi tё sё vёrtetёs. Ashtu sikurse na thotё Drejtoresha Ndёrkombёtare e Akropolit tё Ri, Delia Steinberg Guzman: ‘’Leximi ёshtё njё praktikim i Shpirtit’’.

Tek ‘’Akropoli i Ri’’ funksion njё Bibliotekё e mirorganizuar. Librat qё zotёrojmё arrijnё disa mijra. Mbulojnё tё gjithё gamёn e dijes, Shkencёn, Letёrsinё, Historinё, Filozofinё, Psikologjinё, Parapsikologjinё, Artin etj.

Aktivitetet kryesore tё Bibliotekёs tonё:

Huazim Librash

Mbrёmje me prezantime librash

Dedikime ndaj shkrimtarёve shqiptarё dhe tё huaj

Shfaqje filmash dhe dokumentarёsh me pёrmbajtje filozofike dhe kulturore

Mbrёmje letrare dhe poetike

Grupe leximi

Seminare mbi rendimentin nё lexim