VOICE OF ACROPOLIS IV

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, organizoi të Shtunën e 14 Prillit, Voice of Acropolis IV. Një aktivitet i cili është kthyer në traditë tashmë, solli sërish në skenën e Voice-it, zërat e rinj në muzikë.

Për të katërtin vit rradhazi, anëtarët e Qendrës sonë, performuan para pjesëmarrësve të tjerë, ku secili prej tyre, solli në mënyrën më origjinale, këngën e tyre të preferuar. E gjithë mbrëmja u shoqërua me emocione të forta, të qeshura pafund, por edhe “stonime” të shumta të cilat e bënë më argëtues këtë aktivitet.

Performancat ishin të shumëllojshme, plot kreativitet, por edhe përgatitje serioze nga ana e atyre që surprizuan publikun duke shpalosur një talent të fshehur.

Mbrëmja u mbyll me shpërndarjen e çmimit fitues si edhe çmimeve të tjera për performancën më të mirë si edhe për risitë që u sollën këtë vit.

Voice of Acropolis nuk është një mbrëmje karaoke apo thjesht një konkurs, por gjithashtu një mundësi shumë e mirë për t’u ekspozuar para publikut dhe për të mundur frikërat e shumta që ka gjithsecili. Rrjedhimisht, kjo mbrëmje nuk pati vetëm fitues vokalë, por edhe fitues guximtarë!

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike

Akropoli i Ri


  • Postuar më: 25 Prill, 2018