VIZITË TE SHTËPIA E TË MOSHUARVE PËR FESTAT E FUND VITIT

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Vullnetarizmit, organizoi gjatë ditëve të fund vitit një vizitë te shtëpia e të moshuarve në Tiranë.

Edhe për njëherë tjetër, Akropoli i Ri, ftoi vullnetarët për t’iu bashkuar atyre që kanë më shumë nevojë për dashuri në komunitetin tonë, për të kaluar disa orë mes përkujdesjesh, shërbimit dhe bisedave me ta. 

Gjithashtu, një hapësirë kohore iu dha edhe teatrit ‘Pallati 176’, që u shfaq në skenë nga vullnetarët si një dhuratë për momente më të gëzueshme gjatë fundvitit. Argëtimi vazhdoi nën tingujt e muzikës ku të rinjtë ftuan pjesëtarët e shtëpisë së të moshuarve në kërcim. 

Nevojitet dëshirë e mirë dhe përkujdesje për të lumturuar dikë qoftë edhe për pak çaste. 

Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 09 Janar, 2019