VIZITË TE SHTËPIA E TË MOSHUARVE

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Vullnetarizmit, organizoi këtë të diel një vizitë tek shtëpia e të moshuarve në Tiranë.

Edhe për njëherë tjetër, Akropoli i Ri, ftoi vullnetarët për t’iu bashkuar atyre që kanë më shumë nevojë për dashuri në komunitetin tonë, për të kaluar disa orë mes përkujdesjes, shërbimit dhe bisedave me ta. Gjithashtu, një hapësirë kohore iu dha edhe argëtimit nëpërmes disa momenteve nën shoqërinë e këngës.

“Të duash do të thotë të bësh veprime të vogla me një dashuri të madhe.”

- Nënë Tereza

Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 12 Shtator, 2018