TRAJNIMIN MBI METODAT E ANALIZËS SË TË DHËNAVE

Qendra kulturore dhe filozofike "Akropoli i Ri", organizoi këtë fundjavë "Trajnimin mbi Metodat e Analizës së të dhënave" .

Në këtë trajnim u shpjegua se si mund të mbledhim të dhënat e nevojshme për atë çka duam të vërtetojmë dhe se si mund të analizojmë dhe interpretojmë këto të dhëna nëpërmjet Excel dhe/ose SPSS.

Temat që u trajtuan ishin:

·  Si të ndërtojmë një pyetësor në mënyrën e duhur?

·  Pyetjet që duhen bërë dhe mënyra se si.

·  Krijimi i bazës së të dhënave dhe mënyra e hedhjes së të dhënave.

·  Analiza e të dhënave nëpërmjet Excel dhe SPSS (analiza përshkruese dhe modelimi).

Ju presim në aktivitetet e tjera.

Qendra Kulturore dhe Filozofike
"Akropoli i Ri".


  • Postuar më: 10 Tetor, 2019