TRAJNIM NDIHMA E PARË (VULLNETARIZËM)

Qendra Kulturore & Filozofike Akropoli i Ri Tiranë, në kuadër të Sektorit të Vullnetarizmit, organizoi Ditën e Diel, 17 Shkurt, Trajnimin e vullnetarëve mbi Ndihmën e Parë.

Ky trajnim erdhi në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar mbi atë qe njihet ndryshe si ‘Minuti i Artë.’

Trajnimi përfshinte pjesën teorike e cila u prezantua nga trajnues dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar, si edhe praktikimin e disa prej teknikave të dhënies së ndihmës së parë. Rëndësia e këtij aktiviteti nuk qëndron vetëm mbi vetëdijësimin e disa prej fenomeneve me të cilat përballemi në përditshmëri, por fitimin e disa kompetencave për të ndërhyrë aty ku është nevoja për të shpëtuar një jetë.

Kjo është ajo që bën një Vullnetar i vërtetë, di si të shpëtojë një jetë, dëshiron të shërbejë dhe vepron në praktikë kur është e nevojshme.

Falenderojmë Kryqin e Kuq Shqiptar për trajnimin cilësor dhe bashkëpunimin me Qendrën tonë.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri.


  • Postuar më: 26 Shkurt, 2019