TRAJNIM LIDHUR ME KODIN E PUNËS

Qendra Kulturore dhe Filozofike 'Akropoli i Ri' organizoi këtë të shtunë, më 15 Qershor trajnimin lidhur me Kodin e Punës.
Nisma për realizimin e një trajnimi të tillë ka ardhur si një ide për t’i dhënë mundësi çdo të riu që është në punë apo do punojë në të ardhmen të njohë të drejtat dhe detyrimet ligjore në mjedisin e punës.
Shpesh gjendemi në situata tek të cilat kryesisht pranojmë kushtet e punës, apo edhe kërkesat ekstra sepse mendojmë se nuk kemi të drejtë të apelojmë lidhur me vendime që merren në mjedisin e punës. Përmes këtij trajnimi synohej të arrihej liria në të menduar, duke njohur të drejtat dhe detyrimet ligjore që na përkasin në çdo mjedis pune.
Pjesëmarrësit u pajisën me çertifikatë.


Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 18 Qershor, 2019