Takim me fëmijët në spitalin e pediatrisë

Vullnetarët e Qendrës Kultutore & Filozofike ‘Akropoli i Ri’ vizituan këtë fundjavë fëmijët në spitalin e Pediatrisë, si një mënyrë për të sjellë një risi në kohën e tyre me aktivitete plot ngjyra. 
Në kuadër të këtij aktiviteti vullnetar, Qendra Kultutore & Filozofike ‘Akropoli i Ri’ prezantoi një shfaqje teatrale të bazuar në një ndër historitë më të preferuara për fëmijët, atë të Pinokut. 
Pas performancës teatrale, fëmijët kishin mundësinë që të kalonin kohë me personazhet e teatrit. Gjithashtu, çdo fëmijë pati mundësinë të transformohej në një personazh duke pikturuar fytyrën me bojëra. 

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera
Qendra Kulturore & Filozofike 
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 20 Nëntor, 2018