TAKIM ME AUTOREN DELIA STEINBERG GUZMAN

Para pak ditësh në Tiranë, me ftesën e Botime Akropoli i Ri, u realizua një takim me autoren Delia Steinberg Guzmán, autoren e librave më të shitur (best seller) të botimeve tona. Delia Steinberg Guzmán është një filozofe, shkrimtare dhe muzikante me rezidencë në Madrid, Spanjë dhe aktualisht është Presidentja Ndërkombëtare e Organizatës Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri.

Në këtë aktivitet lexuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kishin mundësinë të njihnin nga afër autoren dhe gjithashtu të merrnin një autograf prej saj, në formën e një dedikimi për këtë transmetim dijeje që bëhet nga autori te lexuesi nëpërmes fletëve të brishta të një libri.

Botime Akropoli i Ri kanë sjellë në treg për lexuesin shqiptar disa nga librat më të njohur të autores siç janë “Heroi i përditshmërisë”, “Filozofia si mënyrë jetese”, “Të njohësh vetveten”, “Lojrat e Majas” dhe “Templarët”. Librat e znj. Guzman i përshtaten një filozofie natyrale dhe praktike, një studimi mbi të kaluarën dhe një përpjekje për të ndryshuar të ardhmen.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera,
Botime Akropoli i Ri

  • Postuar më: 05 Maj, 2019