PROMOVIMI I TRE BOTIMEVE TË REJA

Botimet “Akropoli i Ri” promovuan më datë 23 Shtator, në ambientet e Qendrës TEN, Volumin e dytë të Revistës Filozofikja dhe dy libra me aftësi transformuese, të shkruara nga Delia Steinberg Guzman, “Të njohësh vetveten” dhe “Filozofia si mënyrë jetese”. Tre botimet e reja vijnë pranë lexuesit në këtë sezon vjeshte, si një gamë leximesh që na sjell më pranë vetes sonë.

Mbrëmja promovuese i mundësoi secilit nga pjesmarrësit një prezantim të sh...pejtë mbi përmbajtjen e botimeve tona, duke përmendur:

-Revista Filozofikja: Inteligjenca Emocionale, Heronjtë Bashkëkohorë, Burimet e Stresit etj.
-Të njohësh vetveten: Të mësojmë, të njohim, të dimë, njohja e vetes etj.
-Filozofia si mënyrë jetese: Kontrolli i vetvetes.

Fraza “njeri njih vetveten” ka rrahur veshët e njeriut në çdo qytetërim, duke nxitur një udhëtim magjik në brendësi të mistereve të njeriut. Tre botimet tona, nuk janë asgjë tjetër veçse e njejta frazë në një formë ndryshe, për të gjithë ata njerëz që besojnë se njeri është vetëm ai që e lë këtë botë pak më të mirë nga sa e gjeti.

Të interesuarit që ende nuk kanë marrë në duart e tyre tre botimet e reja mund të na kontaktojnë në faqen tonë në Facebook.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera
Botime Akropoli i Ri

#filozofikja2 #akropoliri #botimeakropoliri #TëNjohëshVetveten #FilozofiaSiMënyrëJetese #alkimisti


  • Postuar më: 25 Shtator, 2017